Vodhi targat e një makine e ia vendosi të vetës, arrestohet 38-vjeçari nga Mateçi

Është arrestuar një 38 vjeçar nga fshati Mateç, komuna e Likovës, i cili dyshohet se ka vjedhur targat e një maqiken në Shkup, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Për këtë ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme ku thonë se i njëjti është arrestuar ndërsa i është konfiskuar vetura dhe targat e veturës.

“Me datë 31.01.2022 në ora 17.05 në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar B.R. (38) nga fshati Mateç, Komuna e Likovës. Ai dyshohet se në zonën e Shkupit ka vjedhur targa nga automjeti “Opel Vectra”, në pronësi të M.Q. nga Shkupi dhe i ka vendosur në automjetin tip “Volvo”, për të cilin nuk ka pasur dokumentacion të rregullt”, theksojnë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme