Vokshi nxjerr foton e kryetares së LDG-së në Divjakë të dëmtuar në sy gjatë protestës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me protestën e 8 janarit, ku i është kundërvënë zërave se tubimi ishte i dhunshëm.


Ajo ka publikuar një foto ku shihet se Elisabeta Rredhi, Kryetare e Lidhja Demokratike e Gruas Divjakë, ka dëmtuar njërin sy gjatë protestës para selisë.

Ajo i është kundërvënë grave demokrate, ndërsa shtoi se “turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës”.

REAGIMI I VOKSHIT
Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standard të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës:

– Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës;
– Turp për ju që ankoheni që ju ka dhimtur koka nga gazi që u hodh mbi ne nga brenda PD, nga ambjentet ku ishit strehuar ju ndërkohë që gra demokrate u gjakosën duke u munduar të shpëtonin nga gazi helmues që u hodh nga policia e Ramës me kërkesën tuaj për t’ju mbrojtur juve e rehatinë tuaj;

– Turp për ju që nuk folët, nuk u distancuat kur selia e PD, shtëpia jpnë e përbashkët u bë fole për personat e armatosur e ata me të shkuar kriminale;
– Turp për ju që bëtë festë në të njëjtat ambjente nga u ushtrua dhunë, u hodh gaz, pluhur zjarrfikëseje, ujë, gurë, xhama, karrike, tavolina mbi kokat tona, e dhjetëra demokratë përfunduan me probleme shëndetësore në spitale;
– Turp për ju që cuat në komisariate dhjetëra demokratë që kanë 30 vjet sakrifica në PD;
– Turp për ju që nuk folët për gratë e vajzat demokrate që u sulmuan e u dhunuan turpshëm nga partia e tyre apo nga Policia Ramës me kërkesë e urdhër të Bashës për të mbrojtur interesat e tij personalë;
– Turp për ju që tradhëtuar besimin që ju dhanë gratë e burrat demokratë që sakrifikuan e nuk ju tradhëtuan kurrë në 30 vjet;
Edhe sikur një ditë të kishte Sali Berisha në politikë, pas atij do të shkoja, sepse me të ka shpresë për ndryshim, ka shpresë për rithemelim, ringritje e ardhje në pushtet. E nuk do të ndiqja njeriun që njeh vezëm humbje e për mision ka shkatërrimin e PD dhe opozitës, shuarjen e pluralizmit!!
Por, ka shpresë! Ata janë demokratët rë cilët kanë marrë në dorë fatet e PD!!!
Në demokraci sovrani vendos!!!
Shënim: në foto Elisabeta Rredhi, Kryetare e LDG Divjakë, dëmtuar në sy gjatë protestës para selisë së PD dt 8 janar 2022.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme