Kompania prestigjioze gjermane, Volkswagen, për panairin e sivjetmë të veturave në New York ka përgatitur premierën e SUV-it të saj Atlas në version me 5 ulëse.
Ky SUV do të prezantohet në New York në formë të konceptit dhe kompania njofton se më vonë këtë vit do të shfaqet edhe versioni i tij serik, transmeton Koha.net. Emri i këtij koncepti është Volkswagen Five-Passenger Atlas Concept.
Ashtu sikurse Atlasi aktual me tre ulëse, edhe versioni i ri do të prodhohet në fabrikën e Volkswagenit në Chattanooga, Tennessee.
Koncepti Five-Passenger Atlas, me 5 ulëse, do të ketë edhe pamje sportive për dallim nga vëllai i madh me 7 ulëse, me disa ndryshime në pjesën e përparme dhe të pasme.