Volkswagen zbulon Golfin e ri të 2017-s, s’është 8 (FOTO)

Një Volkswagen Golf i ri do të dalë gjatë këtij viti, por nuk do të thirret ashtu siç është pritur Golf 8, por do të vijë nën emrin Golf 7.5, transmeton koha.net.

Golf Mk 7.5 do të dalë në shitje në muajt e parë të 2017-s, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 20 mijë euro.

Ky model së pari do të fillojë të shitet në Evropë, ndërsa së pari do të dalin versionet, GTE Hibrid dhe GTD me naftë, transmeton koha.net.

Versioni tjetër i motorit që do të ofrohen është edhe 1.5 litërshi turbocharged me benzinë që prodhon 148 kuaj fuqi.

Ndërsa versioni më i fuqishëm i mk 7.5 do të jetë GTI, i cili ka plotë 227 kuaj fuqi, ndërsa GTD 2.0 litërsh me naftë prodhon 181 kuaj fuqi.

Në dizajnin e jashtëm Volkswagen ka vendosur që të mos bëjë ndonjë ndryshim radikal, por kanë mbajtur dizajnin e modelit paraprak me vetëm disa ndryshime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme