Pas suksesit të modelit XC SUV, Volvo ka prezantuar V40 për të rivalizuar Golfin e Volkswagenit, Audi A3 dhe BMW 1 Series. Për ta bërë edhe më interesante këtë rivalitet ndaj gjermanëve, Volvo suedeze ka ofruar versionin hibrid dhe atë elektrik.
XC40 është vetura e parë e kompanisë suedeze që lansohet në arkitekturën e re të platformës që quhet “Compact Modular Architecture”.
Modeli i ri do të adoptojë bazën e rrotave nga XC40 që është më i gjatë sesa modelet e tanishme. Kjo do t’i mundësojë veturës së re që të ketë më shumë hapësirë në kabinë.
Motori i V40 do të jetë me katër cilindra D3 dhe D4 diesel, me tre cilindra T3 dhe katër cilindra T4 dhe T5 me benzinë.
Detajet tjera nuk janë bërë të ditura, por raportohet se modeli elektrik do të jetë i gatshëm për pjesën e dytë të vitit 2019.
© KOHA