Von Cramon i përgjigjet Grenellit: Tarifa është hequr nga kryeministri Kurti

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, iu ka përgjigjur të dërguarit të presidentit të Amerikës, Donald Trump, Richard Grenell, për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Duke shpërndarë postimin e tij, ajo ka shkruar në Twitter se, tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë, në krye të së cilës qëndron Albin Kurti.

Ndërkaq për dialogun, ajo ka thënë se ka mundur të udhëhiqet nga Qeveria, duke shtuar se nuk ka qenë e nevojshme rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie.

“Ndoshta është e re për të, por tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë dhe kryeministri Albin Kurti. Nëse dikush është i interesuar për udhëheqjen e dialogut, ai/ajo ka mund të fillojë me Qeverinë në Kosovë, në çdo kohë. Nuk ka nevojë ta rrëzosh atë në krizë të pandemisë”, ka shkruar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme