Von Cramon: Kosova është shembulli demokracisë në rajon

Zgjedhjet në Kosovë janë përcjellur edhe nga Bashkimi Evropian.

Viola Von Cramon, udhëheqë delegacionin e anëtarëve të Parlamentit Evropian vlerësoi në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrë efikase, pa incidente, ndonëse fushatat zgjedhore kanë qenë konkurruese.

Ajo shtoi se në këto zgjedhje është dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë.

“Ekipet tona janë vendosur në rajonin e Prishtinës, të Prizrenit dhe në disa komuna të veriut të Kosovës. Fushata zgjedhore ka qenë konkurruese dhe pa incidente madhore. Këto zgjedhje kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë”.

Udhëheqësja e delegacionit të PE-së gjtihasthu ka shtuar se mangësitë sistematike, megjithatë, nuk janë evidentuar akoma në Kosovë.

“Sot, Kosova më shumë se kurrë është shembull i demokracisë për rajonin. Por, është për fat të keq që disa mangësi sistematike nuk janë evituar ende. Një nga to është ngushtimi i hapësirës politike për serbët. Lista Serbe ka dominuar dhe nuk u ka lënë hapësirë partive tjera serbe. Shumica e bashkëbiseduesve kanë thënë se kuadri ligjor duhet të ndryshohet për përmirësimin e financimit të fushatave nga niveli lokal, gjë që ulë korrupsionin. Ende ka hapësirë për përmirësim për barazinë gjinore”.

E njëjta është pyetur mbi liberalizimin e vizave, teksa ka thënë se është duke u punuar shumë në atë drejtim dhe se pjekuria e treguar gjatë procesit zgjedhor do të vlerësohet nga Brukseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme