Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani informoi sot se ka takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës liderin e shumicës në Senat të ShBA-ve, Chuck Schumer.
Presidentja deklaroi se senatorit Schumer i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së.
“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj udhëheqësin e shumicës në Senat, Sen Schumer dhe për të riafirmuar partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin.”, shkroi Osmani në Twitter.