Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një postimi në platformën X është deklaruar rreth vizitës së fundit në Kosovë e Serbi, të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.
Von Cramon ka shkruar se e ka mirëpritur qartësimin që ka bërë Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Sipas Von Cramon do të ishte mirë që të njëjtën qartësi ta kishte edhe për mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit e demokraci.
“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë”, ka shkruar Von Cramon.
Ajo ka shtuar se “na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit”. /21Media