Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha dritën e gjelbër formimit të Qeverisë Hoti.
Në një postim në Twitter, Cramon ka thënë se s’ka alternativë tjetër pos pranimit të vendimit. Ndryshimi politik ajo ka thënë se mund të bëhet kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme.
“S’ka alternativë pos pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni ndryshime politike, duhet t’i kërkoni në zgjedhjet e ardhshme. Një reagim nga ‘populli’ mund të jetë i kuptueshëm, por nuk i zgjidh problemet”, ka shkruar ajo.