Ndërkohë që shefja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen, pritet të takojë kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, një grup protestuesish është mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për t’i demonstruar zyrtares së lartë europiane pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë.
Pjesë e grupit te protestuesve ishte dhe aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila mbante në duar një poster ku dukej flamuri i BE-së, yjet e të cilit ishin zëvendësuar me fotot e zyrtarëve të lartë të dënuar, ose të marrë të pandehur, për korrupsion gjatë qeverisjës së Ramës.
“Me Edi Ramën nuk ka integrim në Shqipëri 2030, siç e kemi parë, por marrim Shqipërinë 313, Shqipërinë e burgut, kur të gjithë zyrtarët e lartë janë bërë burg për korrupsion”,- tha aktivistja.
“Kjo është për t’i thënë (Ursula von der Leyen) që kryeministri Edi Rama nuk është më përfaqësuesi i popullit shqiptar. Jemi 122 ditë në protestë që themi që kryeministri Rama dhe qeveria e tij kriminale nuk na përfaqëson. Integrimi europian vjen vetëm kur Shqipëria të jetë e lirë”,- theksoi Vatnikaj.
The post Von der Leyen pritet të takojë Ramën, aktivistja Sidorela Vatnikaj në protestë: Duam t’i tregojnë presidentes së KE-së se kryeministri nuk na përfaqëson appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



