Vonohet nisja e seancës, po i presin deputetët që ishin për vizitë në Mal të Zi

Disa deputetët të Kuvendit të Kosovës kanë qenë për vizitë në Mal të Zi dhe ende nuk janë kthyer në Kosovë të gjithë.

E kjo është njëra nga arsyet që Kuvendi i Kosovës ende nuk ka nisur seancën, por po pret këta deputetë që janë rrugës.

Bëhet fjalë për deputetët e Komisionit për Administratë Lokale dhe Media.

Deputeti i LDK-së Arban Abrashi, që është pjesë e këtij komisioni, ka thënë për lajmi.net se janë rrugës për në Kosovë dhe një pjesë e deputetëve tjerë vetëm kanë mbërritur.

“Jemi rrugës disa deputetë, e disa kanë mbërri”, ka thënë Abrashi për lajmi.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme