Votat me postë pothuajse të gjitha për Shpend Ahmetin

Në QNR janë duke u numëruar votat me kusht, postë, të personave me nevoja të veçanta për komunën e Prishtinës.

Në njërën tavolinë, votat me postë të gjitha kanë dalë pro kandidatit të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti. Nga 44 vota të numëruara, të 44’tat kanë dalë të jenë për kandidatin e VV’së. Me këtë rast, del të jetë thelluar diferenca në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit, shkruan gazetametro.net. Vota me postë gjithsjet janë 97 sosh.

Megjithatë, ka ende numër të madh të votave me kusht, dhe të personave me nevoja të veçanta që janë duke u numëruar, e që janë 1621. Pra gjasat matematikore ende i lënë shpresë kandidatit të LDK’së, për përmbysje të rezultatit në favor të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme