Testohet votimi elektronik në Elbasan, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se procesi në fjalë është testuar në prani të komisionerit, Ilirjan Celibashi.
Ky i fundit deklaroi se votuesve ju garantohet 100% fshehtësia e votës përmes pajisjes elektronike. Sipas tij, përmes pajisjes elektronike ndalohet votimi familjar teksa iu bëri thirrje votuesve të të treja bashkive ku do aplikohet votimi elektronik, të marrim pjesë në votimin e 14 majit.
Celibashi edhe njëherë konfirmoi se në Elbasan, Kamzë dhe Vorë votimi do të bëhet përmes pajisjes elektronike. Nga pikëpamja e sigurisë, kjo pajisje ka siguri 100%, nuk ka asnjë lloj mënyre dhe mjeti për të identifikuar votën.
“Nëse ka një gjë që ky sistem e ndalon është votimi familjar. Kemi sjell në Elbasan në 3 pika, në Vorë 1 dhe në Kamëz 2. Ftoj partitë politike që të nxisin votuesit për të ardhur dhe testuar këto pajisje. Do të shikojmë si do të rezultojnë në këto bashki, do të jetë me sukses ky projekt. 100 % sigurohet fshehtësia e votës, nuk ka asnjë lloj mjeti për të identifikuar vullnetin e votuesit në këto zgjedhje.”, tha Celibashi.