Një debat ka ndodhur në mbledhjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, teksa është mbledhur në lidhje me ankimimet gjatë procesit zgjedhor në Qarkun e Gjirokastrës.
Sipas nënkomisioneres Lealba Pelniku, është vërtetuar, se dy komisionerë në këtë qark, kanë votuar më shumë se dy herë. Nga krahu tjetër, anëtari i KAS, Ilir Rusmaili, kërkoi që të bëhet identifikimi i tyre dhe se cilës parti i përkasin.
Kjo kërkesë nuk është mirëpritur nga përfaqësuesit e partive politike të PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani. Ky i fundit tha se e rëndësishme është që komisionerët të dërgohen në prokurori dhe të vendosë ajo për fatin e tyre.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, u shpreh se PD ka ilustruar prova për shkeljet gjatë procesit të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, ndaj për këtë arsye, kërkoi rizgjedhje në këtë qark.
Ilir Rusmaili: Po mirë nuk doni të dini se përse mund ta ketë shkelur ligjin?
Kreshnik Merxhani: Le të bëhen analiza psiko-analistike, të bëhen raporte, nëse ka shkelur ligjin është prokuroria që vendos dhe është detyra juaj ta çoni aty. Nuk është bërë debate për pamjet filmike që kemi vendosur në dispozicionin tuaj. Nuk është bërë ky debat, nuk është zgjatur kaq shumë. Për një elefant në mes të sallës aty, që me një dakordësi të plotë fillon dhe ndërhyn. E dëgjoj këtu kërkesa për rinumërim ku aty ndërhyhet. Nuk e ka regjistruar pajisja se sa herë kanë votuar për ne. Kështu që, për ne një shkelës i ligjit është shkelës i ligjit. Nuk ka këtu interpretime të tjera, nuk kanë interes. Në finale a cënuar procesin zgjedhor, për ne është përpunuar çështja. Të tjerat janë teorizime.
Eridian Salianji: U mor një përgjigje nga zonjë nënkomsisionere, e nuk është vërtetuar që ata persona kanë votuar. Po bëjmë gjyq publik kot, vetëm se dy persona janë paraqitur në dy qendra votimi. Në debatet që janë bërë kam sjellë një fakt, sistemi ka funksionuar dhe nga ky hetim nuk del që persona që janë identifikuar nga pajisja kanë votuar ose jo. Nuk mundet shkelja e ligjit që nëse ka vendos shenjën e votimit. Ai ka shkuar në një qendër votimi, e ka ngatërruar dhe ka shkuar tek e tija. S’ka probleme këtu, e gjitha ka mbetur në kuadrin e dyshimit.
Marash Logu: Ne do të ishim dakord me kërkesën e Rusmailit nëse nuk do të refuzonte kërkesat e PD për transparencë. E para dhe e dyta, besoj që nga ana e nënkomisioneres u shpjegua që nuk ngatërrohet qendra e votimit. Sepse nëse gabon qendrën, mjeti i identifikimit nuk lexohet nga pajisja. Për ne si PD, që kemi kërkuar marrjen e provave të pajisjes PEI, është vërtetuar që një person merr 40 karta identiteti, të shkojë në një qendër votimi, të jenë lexuar nga pajisja e identifikimit dhe të ketë vendosur një shenjë gishti. Kjo është prova që vërteton cënimin e procesit zgjedhor. Se kush janë ata, e ç’a bëjnë në jetën e përditshme, nuk është subjekt i yni. Në raste që ka pasur votime familjare apo votim për të tretët përbën një shkelje të plotë të sistemit zgjedhor, dhe kjo e nderuar anëtarë të komisionit duhet t’iu çojnë ju në vendimmarrjen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark.
Përfaqësuesi i LSI: Po paragjykoni procesin (I drejtohet Ilir Rusmailit, anëtarit të KAS), do kërkojmë përjashtimin tuaj sepse po paragjykoni çështjen. Lidhur me prezencën e sotme të nënkomisioneres së zgjedhjeve që na ka sqaruar për materialin që na ka paraqitur. Qëndrimi i mbajtur nga Salianji nuk mund të devijojë për nevoja të subjektit politik që ai përfaqëson… Në rastin e shenjave unike të gishtave janë identifikuar 70 zgjedhës, janë 12 raste që kanë votuar për 70 rasteve.
Ledio Braho: Kjo i përket konkluzioneve, mund të vazhdoni më tej.
(BaklkanWeb)