Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit për politikën dhe demokracinë, shkaktoi reagime të ashpra tek opozita në Malin e Zi.
Zoti Gjuriçkoviç tha se një qëndrim i tillë shkakton shqetësim sepse vjen nga deputetja Vukiçeviç, e cila përfaqëson partinë e shumicës parlamentare dhe sipas paralajmërimeve së shpejti do të jetë pjesë e qeverisë.
Edhe Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjikanoviç ka reaguar ndaj votimit kundër të deputetes malazeze në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Përfaqësuesi i kësaj partie Milosh Nikoliç tha në platformën X tha se Ministria e Jashtme duhet të sqarojë qëndrimin e saj.
“A i mbështet qeveria këto pikëpamje dhe a ka Mali i Zi një politikë të jashtme të bashkuar?”, thuhet në postimin e tij.
Kjo sipas zotit Nikoliç dëshmon se partitë pro-serbe dhe pro-ruse janë ideologë të qeverisë së re dhe se ky gjest do të dëmtojë marrëdhëniet në rajon./VOA