Kuvendi sonte me 77 vota “pro” dhe 22 “kundër” zgjodhi Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e la seancën pak para përfundimit të saj.