Voton Rama: Sot po ndodh diçka historike

Kryeministri shqiptar Edi Rama votoi bashkë me bashkëshorten Linda në qendrën e votimit në Dajt, në ZAZ nr. 30.

Në përfundim të votimit, kryeministri tha se është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve, se sa vota për njërin apo tjetrin kandidat.

“Kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet, sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër se sa fundi me dështim dhe me turp. Sot është e rëndësishme që çdo qytetar në këtë vend të votojë, ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar. Historia e solli që këto zgjedhje, shumë më tepër se sa zgjedhje për kryetarët e rinj të bashkive, të jenë zgjedhje për të gjithë fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike e asnjë politikan dhe kurrë më interesat e një pale, apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh interesit të madh kombëtar, dhe hesapeve të popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët për fëmijët tanë”, tha kryeministri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme