Vozitësja nga Gjakova përplas për vdekje një këmbësor në Shkodër

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, në Shkodër.

Policia bën me dije se mjeti tip Skoda ka përplasur një këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesja e mjetit, 47-vjeçarja me iniciale L. M., nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Blutë e Shkodrës sqarojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme