Vozitje me shpejtësi të cmendur në anën e kundërt të autostradës “Ibrahim Rugova”

Në një video e postuar në rrjetin social ‘Facebook’ nga Dani Kolukaj, shihet një veturë e tipit Mercedes Benz, e cila është duke vozitur në kahjen e kundërt të autostradës, duke rrezikuar jetën e të tjerëve.

Mirëpo në profilin e Kolukajt kanë komentuar edhe shumë persona të tjerë që thonë se raste të ngjashme ndodhin shumë shpesh në këtë autostradë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me veturën që ka lëvizur në anën e kundërt të autostradës

Rikujtojmë se sot për shkak të pakujdesisë dy të rinj kanë humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e para të mëngjesit. Bëhet fjalë për një 20 vjeçar, me inicialet G.G dhe një 26 vjeçar me inicialet A.B, të cilit ishin punëtorë të një kompanie që ofron shërbime të udhëtimit. Prokuroria ka konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme