Vrasësi i dyfishtë shqiptar me një këmbë ekstradohet nga Britania në Shqipëri

Shqiptari me një këmbë, vrasës i dyfishtë, më në fund është ekstraduar në Shqipëri nga Britania, pas betejës dy vjeçare kundër ekstradimit, raporton dailymail.

42 vjeçari Saliman Barci, i cili ka përdorur identitet të rrem për të qëndruar në Britani për 14 vjet, pretendonte se do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut nëse ai dërgohej në shtëpi, transmeton koha.net.

Por tani drejtësia britanike ka konfirmuar se vrasësi është dërguar në Shqipëri gjatë javës së kaluar.

Barci ka kryer një grabitje ku ka vjedhur rreth 38 mijë euro me dy të tjerë në vitin 1997, por ai pastaj ka vendosur që të mbajë të gjitha për vete kështu që ka vrarë dy bashkëpunëtorët.

Ai ka shkuar në Britani në vitin 2002, së bashku me gruan e tij duke pretenduar se ishte refugjatë nga Kosova.

Në vitin 2009 ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy burrave në qytetin e Burrelit në korrik të vitit 1997, ndërsa u lëshua një urdhër për arrestimin e tij.

Ai u ndalua në vitin 2015 nga autoritetet e Londrës, kështu që ai tani është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vjet për vrasjet.

Saliman Barci, baba i tre fëmijëve, pohonte se ai do të vritej si pjesë e gjakmarrjes nëse do të kthehej në Shqipëri.

Mbrojtësit e tij ligjorë kanë thënë se ai ka fituar shtetësinë britanike për shkak të deklarimit të rrem si refugjatë, por se do të vuante shumë për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor në burgjet në Shqipëri, për shkak të gjendjes së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme