Vrasësi i gruas në Prizren të hënën intervistohet nga Prokuroria

Prokuroria e Prizrenit të hënën do ta intervistojë për herë të fundit Bajram Veliun, i cili vrau gruan e tij me 15 plumba, më 7 gusht të këtij viti.

Burime brenda Prokurorisë kanë thënë se intervistomi i tij do të nisë në orën 10.

Pas kësaj procedure pritet të ngritët edhe aktakuza, në të cilën pritet të propozohet dënim i përjetshëm për njeriu që vrau gruan me revole, në kohën kur ishte në pushime në Kosovë.

Avokati Arianit Koci s’ka dashur të komentojë dhe gjatë këtë rast. Por ka lavdëruar punën e organeve të ndjekjes me punën e madhe dhe të shpejtë që kanë bërë për zbardhjen e krimit.

“Nuk e mohoj e as nuk pohoj këtë informatë. Me rëndësi është që unë si përfaqësues i palës së dëmtuar, jam i kënaqur me dinamikën e hetimve, dhe me punën e prokurores së rastit”, ka thënë Koci, për Express, të shtunën.

Si ka thënë se bazuar në prova dhe dëshmi vrasja ka qenë e paramenduar dhe është kryer në mënyrë mizore.

“Sipas mendimit tim, janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm”, ka propozuar Koci.

Sidoqoftë, ai ka thënë se Shteti duhet të bëjë diçka që të ndalen vrasjet e grave.

“Vrasja e gruas është krim që po përsëritet. Ky trend duhet të ndalet. Vrasjet e grave duhet të ndalem, dhe me këtë rast duhet të jepët porosi, se kushdo që e vranë gruan, do të dënohet ashpër”, ka shtuar ai.

Express ka shkruar ditën kur është kryer vrasja se pak minuta pasi që dyshohet se B.V., 61 vjeç, vrau gruan e tij 48 vjeçe, ai e kishte telefonuar policinë.

“E kam vrarë gruan”, u kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit, ai kishte gjuajtur 15 plumba.

E ndjera ka vdekur në vendin ku ka ndodhur krimi.

Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin ardhur në Kosovë. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre.

Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para.

Sipas prokurorisë, çifti nuk njihej si problematik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme