Vrasësi i Roland Rexhepit refuzon të flasë. Avokati kërkon lirimin e Florind Shabanit: Nuk i fshihet hetimit

Florind Shabani, personi i ekstraduar nga Gjermania në Elbasan si individ i implikuar në vrasjen e Roland Rexhepit, ka refuzuar të flasë dhe të japë shpjegime për krimin e kryer në 29 korrik 2009 në Elbasan.


Sipas “Oranews”, ai ka dalë gojëmbyllur para gjykatës së Elbasanit, duke mos pranuar të japë asnjë version për këtë vrasje. Ndërsa për çështjen në fjalë ende prokuroria nuk e ka marrë në pyetje Shabanin.

Ndërsa vetë ky i fundit rezulton të jetë identifikuar nga një ekspertizë ADN-je, që është gjendur në bishtat e cigareve të një furgoni, nga ku ishte mbajtur në vëzhgim, Roland Rexhepi, para se të ekzekutohej.

Avokati i Florind Shabani, Jamiz Billa, i vetmi që ka folur në seancë gjyqësore, kërkoi një masë sigurimi më të botë, pasi nuk ka prova në ngarkim të Shabanit dhe se personi nën hetim nuk behët pengesë për hetimin.

Kjo pasi sipas avokatit, i ndaluari, Florind Shabani, është i gatshëm të paraqitet sa herë ta kërkojë organi i prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme