Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, dëshmojnë 5 të mitur në gjykatë, autori i dyshuar mohon akuzat: Kam qëlluar vetëm ndaj…

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua procesi gjyqësor për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje që tronditi opinionin publik. Në seancën e radhës, para trupit gjykues janë paraqitur për të dëshmuar 5 të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.


Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e ngjarjes. Ky dëshmitar ka qenë subjekt i pretendimeve nga familjarët e viktimës, të cilët kërkojnë zbardhje të plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Martin Canit.

Dëshmia e të miturve është zhvilluar pa praninë e autorit të dyshuar, Mario Perlleshaj, ashtu siç parashikohet nga ligji për mbrojtjen e të miturve në proceset gjyqësore. Nga ana tjetër, përmes avokatit të tij mbrojtës, Perlleshaj vijon të mohojë akuzat për vrasje, duke pretenduar se ka qëlluar vetëm ndaj Luis Meces, i cili mbeti i plagosur, dhe jo ndaj Canit.

Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet me dëshminë e 7 personave të tjerë, ku përfshihen 4 të mitur, të cilët gjithashtu do të dëshmojnë në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Procesi gjyqësor ndaj Mario Perlleshajt është në një fazë të rëndësishme, ku dëshmitë e të miturve pritet të kenë rol kyç në zbardhjen e plotë të të vërtetës, në një kohë që familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme