Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Paraqiten në gjykatë nën masa të rrepta sigurie të arrestuarit, mes tyre edhe autori Enedio Guri


Nën masa të shtuara sigurie, në Gjykatën e Korçës është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve për vrasjen e të miturit Erald Xhejo, 14 vjeç, në Maliq.

Në ambientet e jashtme të gjykatës ka pasur prezencë të shtuar të familjarëve dhe forcave të rendit, për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes.

Mes të ndaluarve është edhe Enedio Guri, i akuzuar si autori i vrasjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij. Gjykata pritet të caktojë masat për të dhe të arrestuarit e tjerë.

Të ndaluarit për ngjarjen në Maliq:

• Enedio Guri – i dyshuar si autor i krimit

• Edison Guri

• Roland Guri

• Flori Çela

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme