Gjykata ka vendosur arrest me burgim për dy të rinjtë, Alban dhe Ernis Lika, të cilët dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve kushëririn e tyre 16 vjeçar.
Ndërsa për Arbër Likën është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpiak, shkruan Top Channel.
Sipas njoftimit të policisë, Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika kanë qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonin në lagjen Sanxhak me automjet mesnatën e datës 1 janar 2018.