Vrasja e 17 vjeçarit në Prishtinë: Dorëzohet në Polici i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 17:00 është dorëzuar në Polici, i dyshuari për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është vetdorëzuar në Polici personi i dyshuar L.P 18 vjeç, për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rrugën Gustav Majer në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Detajet dhe arsyet e vrasjes ende nuk dihen. I ndjeri, Shkëlqim Pllana kishte qenë futbollist i skuadrës Keku.

Shkelqim Pllana, 17-vjeçar, u therë me thikë të shtunën rreth orës 19:00, në rrugën “Gustav Majër”. Viktima pasi kishte shkuar në QKUQ për trajtim, nuk u kishte mbijetuar plagëve dhe rreth orës 22:00 kishte ndërruar jetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme