Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri nga bashkëmoshatari i tij, çfarë dihet deri tani

Një 19-vjeçar u vra mbrëmë në qytetin e Vushtrrisë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në ora 20:35 në rrugën ” Galip Badivuku”.

I vrarë mbeti 19-vjeçari me inicialet A.Z., kurse i dyshuari është poashtu 19-vjeçar me inicialet B.D.

 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa atij i është bastisur edhe shtëpia ku i është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishek.

“Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale”.

“Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.”, ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.”, ka deklaruar ai.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme