Vrasja e 24 vjeçares palestineze në Tiranë, e reja mund të varroset në Shqipëri! Të afërmit e Rayyan Alwan nuk kanë shkuar në morg për të tërhequr trupin e pajetë

24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, në Tiranë mund të varroset në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit.


Gazetarja Klodiana Lala raporton se, burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.

Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet.

Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.
Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj.

Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme