Daja i autorit të vrasjes makabre në Greqi ka folur për mikrofonin e News24. Ai i bën thirrje nipit të tij, Panteli Nakoleci, që të dorëzohet në polici.
“Ai të dorëzohet. Nuk duhet që tu ul kokën fëmijëve kaq. Duhet të dorëzohet në polici”, tha daja 40-vjeçarit, i cili mbrëmjen e djeshme vrau me mjet prerës bashkëshorten e tij Marjeta Nakoleci në sy të katër fëmijëve te tyre në Volos në Greqisë.



