Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e Altin Arapajt në Rafina të Greqisë.
Arapaj u vra me armë zjarri disa ditë më parë ne mes të një vreshti.
Lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar tre persona autori Mikel Selimaj dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.
Figura qendrore në këtë çështje është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë dyshohet se e kanë shoqëruar 46-vjeçarin dhe akuzohen për bashkëpunim.
Nikos Roussopoulos, avokati i të pandehurit 46-vjeçar, foli për “Developments Now” në lidhje me çështjen, duke deklaruar se ata njiheshin prej vitesh.
“Ata ishin miq. Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma i përkiste viktimës….Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks. Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi”, tha avokati i Selimajt.