Vrasja e Artan Cukut është kryer për 20 mijë euro

Vrasja e Artan Cukut është kryer për 20 mijë euro.

Kjo zbulohet nga dokumenti i akt-marrëveshjes së firmosur mes Mikel Shallarit, prokurorit të çështjes Henrik Ligori dhe avokates Edlira Naqellari,

Në këtë akt marrëveshje shpjegohet edhe motivi i krimit: Nga i pandehuri Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci mësoi se viktima e pati arrestuar të pandehurin Jambelli, si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Ky fakt provohet se ka ndodhur në kohën kur viktima kryente detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës.

Jambelli arrestimin e tij e quante të padrejtë, të nxitur nga persona të tjerë. Ky ishte motivi që ai kishte vendosur ta vriste viktimën Artan Cuku, duke u shprehur me fjalë fyese për të.

“Ky shpjegim i të pandehurit mbështetet nga provat dokumentare”, shkruhet në akt marrëveshjen e dorëzuar dhe miratuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila pranodi dënimin e Mikel Shallarit me 10 vite burg.

Vrasja e Artan Cukut u krye më 8 prillin e vitit 2017, në derën e pallatit ku banonte kryekomisari në rrugën e “Kosovarëve” në kryeqytet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme