Vrasja e Bujar Nasufit/ Gjendet një motor i djegur në zonën “Kodrat e Sharrës”! Dyshohet se i përket autorit të krimit

Një motor i djegur i gjetur pranë zonës së Kodrave së Sharrës dyshohet se i përket autorit të vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (12 janar), pranë shtëpisë së tij tek Pallatet me Shigjeta.


Autori ishte i kamufluar si motorist picash, teksa priti që gruaja e Nasufit të dilte nga makina për të qëlluar drejt shënjestrës së tij, biznesmeni i mobilerisë, Bujar Nasufi, teksa ky i fundit po parkonte.

Drejt Bujar Nasufit u qëlluan 6 plumba nga një distancë e afërt, dy prej të cilave rezultuan fatale për jetën e biznesmenit.

Viktima mësohet se ishte larguar nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” rreth orës 20:20 me automjetin e tij tip Benz ngjyrë gri dhe ka shkuar në drejtim të banesës në rrugën “Myrte Zeneli”, ku dhe ai u vra.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e konflikteve për pronat, pasi viktima nuk njihej si njeri problematik dhe s’kishte precedentë penalë.

Mësohet se familja Nasufi, me origjinë nga Tirana, jetojnë prej kohës së diktaturës në zonën e Selitës së vogël dhe përbëhej nga 4 vëllezër, pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.

Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve.

Sakaq, vijon puna për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje kriminale.

NJOFTIM

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme