Vrasja e Bujar Nasufit/ Merren sërish në pyetje familjarët e biznesmenit, ja çfarë deklaruan ata para bluve! Telefoni i viktimës dërgohet për ekspertizë

Vetëm dy ditë pas atentatit ndaj biznesmenit Bujar Nasufi, forcat blu kanë marrë sërish në pyetje familjarët e tij lidhur me ngjarjen.


Burime bëjnë më dijë se gjatë dëshmisë së tyre ata nuk kanë treguar detaje mbi konfliktet e mundshme që 56 vjeçari mund të ketë ka pasur. Madje janë shprehur të rezervuar kur janë pyetur nga hetuesit mbi problemet qe ata mund të kenë me bizneset apo pronat.

Policia paralelisht ka nisur gjurmimin në terren për gjetjen e provave. Telefoni i viktimës  është dërguar për ekspertim në policinë shkencore ku pritet të marrin prej saj komunikime të vlefshme.

Ndërkohë disa kamera sigurie janë hapur disa ditë para ngjarjes për të verifikuar nëse autori i ka ndjekur viktimën.

Nga motori dhe arma e djegur policia nuk ka përfituar asnjë provë me vlerë. Gjurmimi në kohë i mjetit motorik ka qenë i pamundur për shkak se autori e ka djegur në një tunel kjo për shkak edhe të reshjeve të shiut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme