Vrasja e çiftit në Prizren, djali i tyre në arrati qe 20 ditë

Prokuroria në Prizren ende nuk ka mundur që të zbardhë rastin e vrasjes së Durim dhe Suada Hadrit, që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren me datë 22 janar të këtij viti. Nga kjo prokurori kanë deklaruar për Gazetën Express se ende janë në fazën e hetimeve dhe të grumbullimit të informacioneve.

Ende nuk dihet asnjë detaj shtesë për vrasjen e Durim dhe Suada Hadrit, çiftit që u gjetën të vdekur javë më parë në shtëpinë e tyre në Prizren, dy ditë pasi që kishin ardhur nga Suedia për pushime.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, rasti në fjalë është ende në fazën e hetimeve, e se janë duke grumbulluar informacionet e nevojshme.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur me datë 22.01.2020 në lagjen “Ortakoll” në Prizren, Prokuroria është akoma në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve të nevojshme, për zbardhjen e plotë të rastit”, ka deklaruar për Gazetën Express, Fitore Mehmeti zëdhënëse për informim në Prokurorinë e Prizrenit.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse kanë rënë në gjurmë të djalit të çiftit, A.H, 35-vjeç, i cili po kërkohej në mënyrë që të zbardheshin detaje të rastit.

Organet e rendit kishin deklaruar se dyshohet se A.H, mund të ketë kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut për të shkuar pastaj në Greqi. Deri më tani nuk kanë informacione të reja për vendodhjen e tij.

“Në bazë të informatave të siguruara nga ana e policisë, dyshohet se i njëjti ka kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe pastaj ka vajtur në Greqi. Prokuroria është në kërkim të personit në fjalë dhe në momentin që organet e ndjekjes arrijnë ta sigurojnë prezencën e tij, atëherë do të veprojë konform dispozitave ligjore deri në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike dhe sqarimit të të gjitha rrethanave të cilat janë relevante mbi zbardhjen e këtij rasti”, kishin deklaruar nga prokuroria për Express.

Durim dhe Suada Hadri jetonin në Suedi që disa vite, ndërsa në Kosovë kishin ardhur për pushime.

Ata u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit. Sipas policisë, afër trupave të tyre ishin gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme