Vrasja e Dod Mamli në Laç, blutë hetojnë pistën e hasmërisë : Viktima, babai i dy autorëve të masakrës së Mamurrasit në 2015!

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Dod Mamli, i cili u vra pasditen e sotme me armë zjarri pranë banesës së tij në fshatin Zhejë të Laçit.


Dod Mamli është babai i autorëve të masakrës së Mamurrasit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.

Djemtë e viktimës, Enrik dhe Tom Mamli, vranë Naim Tafën, pasi kishin një konflikt të mbartur nga Italia për 250 mijë euro që Tafa i detyrohej Mamliut.

Masakra ndodhi në qendër të Mamurrasit më 23 shtator 2015, kur përveçse vrasjes së Tafës, u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.

Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu po hetojnë pistën e hakmarrjes, duke qenë se viktima Dod Mamli është babai i autorëve të masakrës së vitit 2015 në Mamurras.

LEXONI EDHE: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, ndërron jetë 67 vjeçari
NJOFTIM

Kurbin/Informacion paraprak

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme