Vrasja e dyfishtë në Deçan: Ndërhynë ta ndalin një përleshje mes kushërinjve, mbetën të vrarë

Thyerja e xhamave të një autobusi, para disa ditësh, kishte nisur një konflikt mes kushërinjve Dervish e Sali Lushaj, nga fshati Shaptej i Deçanit. 51-vjeçari Dervish Lushaj akuzonte familjarët e Saliut që ia kanë thyer xhamat e automjetit që ndodhej i parkuar para shtëpisë së tij. Përleshja e fundit mes dy familjarëve ishte të enjten mbrëma, rreth orë 19:30.

Djali 25-vjeçar i Sali Lushajt, Durimi, dyshohet se qëlloi për vdekje vëllezërit Rexhep Ramaj (48 vjeç) dhe Burim Ramaj (34 vjeç) të cilët kishin hyrë t’i ndanin nga përleshja kushërinjtë mes vete.

Menjëherë pas vrasjes, Policia arrestoi 52-vjeçarin Sali Lushaj si bashkautor i krimit të dyfishtë, ndërsa të premten në mesditë në prangat e autoriteteve policore ra edhe djali i tij, Durim Lushaj, si i dyshuari kryesor për vrasje.

Policia njofton se mbrëmë ka arrestuar edhe Dervish Lushajn, pasi në momentin kur ata mbërritën në vendin e ngjarjes, ai u gjet me një armë automatike në duar. /Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme