Vrasja e dyfishtë në Malishevë, Thaçi i zotohet familjes Maloku se vrasësit do të dalin para drejtësisë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka vizituar familjen Maloku në Malishevë, për të shprehur ngushëllime për rastin tragjik që u ndodhi të premtën që e lëm pas, ku humbën jetën dy djemtë e kësaj familjeje.

Thaçi para të pranishmëve ka thënë se ndjen dhimbjen bashkë me familjarët, ndërsa ka shtuar se do të punohet në maksimum që dorasit e kësaj vepre mizore të dalin para drejtësisë.

”Për mua ka qenë gjithmonë kënaqësi të vijë tek Malokt, e njohim njëri-tjetrin”.

”Kemi kaluar situata jo të lehta, shumë të rënda, por të gjitha i kemi tejkaluar bashkarisht”.

”Ju keni dhanë shumë për këtë vend, u jemi mirënjohës. Ngjarja e fundit që ndodhi e kemi marr me keqardhje shumë të madhe e dhimbje të madhe, e atë keqardhje të madhe e ndajmë me ju si familje si farefis, unë si mik i juaji i fshatit”.

”Prandaj ngushëllimet më të sinqertta për familjen si president i vendit e po ashtu pranoni ngushëllimet edhe nga familja ime”.

”Duhet të besojmë të jemi optimist për të ardhmen. Ishte dicka e prekshme dhe e dhimbshme për të gjithë, do të reagojë edhe publikisht e institucionet e vendit do të punojnë maksimalisht në zbulimin e së vërtetës. Duhet të besoni në shtet”.

”Jemi me ju, ndajmë dhimbjen me ju!”

Të premten në fshatin Plloqicë të kësaj komune, dy vëllëzërit, Shani dhe Bahri Maloku u vranë nga disa hajna të cilët ishin futur në shtëpinë e tyre. /KlanKosova

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme