Vrasja e dyfishtë në Roskovec, Gjykata e Fierit lë në burg autorin dhe tre bashkëpunëtorët e tij

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin e saj lidhur me autorin e vrasjes së dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, duke i lënë kështu nën masën e sigurisë “arrest në burg”.


Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta të sigurie, aq sa familjarët e palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës në distancë.

Altin Kukaj 49 vjeç, Ervis Kukaj, 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta 3 ditë më parë në fshatin Kurjan të Rroskovecit.

Gjithashtu ka mbërritur në gjykatë, edhe babai i autorit, 79 vjeçari me iniciale Y. K..

I moshuari është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Shkaku i vrasjes dyshohet se djali i autorit ka pasur një zënkë me dy viktimat. Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qender të fshatit që e kanë pronë të tyre.

Pas krimit, autori është vetëdorëzuar bashkë me armën me të cilën vrau dy personat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme