Vrasja e efektivit në Maliq, dëshmon çobani: Violand Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje! Më ka drejtuar armën disa herë e kërcënuar me vdekje

Aleksandër Kola, çobani i stanit ku fshihej Violand Braçellari në Maliq, autori i vrasjes së efektivit të Forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri , ka deklaruar se ai merrte gjithmonë telefonata që e paralajmëronin atë për lëvizje të dyshimta në zonë.


Sipas deklarimeve të tij para hetuesve, Kola ka treguar se kishte nisur punë në Bode tek stani i Braçellarit në mesin e muajit maj të vitit 2026, pasi i ishte ofruar një pagë mujore prej rreth 1200 eurosh për të bërë punën e çobanit.

Ai ka deklaruar se gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në stan për disa javë, Braçellari mbante vazhdimisht me vete armë zjarri konkretisht një armë automatike kallashnikov dhe një armë gjahu çifte.

Në dëshminë e tij, Kola ka pohuar se kishte vënë re sjelljen e Braçellarit,  i cili kujdesej ndaj çdo lëvizjeje të personave të tjerë pranë stanit dhe se largohej shpesh drejt malit sapo merrte telefonata që e paralajmëronin për lëvizje të dyshimta në zonë.

Sipas tij, disa ditë para ngjarjes Braçellari ishte larguar me armë pasi ishte njoftuar se në drejtim të stanit po ngjiteshin automjete të panjohura.

Një tjetër moment që Kola përmend është pikërisht konflikti i tij që ka ndodhur në 3 qershor 2026. Kola ka deklaruar se kishte kërkuar të largohej për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, por kërkesa ishte kundërshtuar nga Braçellari.

Sipas tij, debati u përshkallëzua në fyerje kërcënime dhe dhunë fizike ndërsa ai pretendon se Braçellari i drejtoi disa herë armën duke e kërcënuar me vdekje.

Aleksandër Kola ka deklaruar se është larguar me frikë nga stani, duke marrë me vete sendet personale pasi kishte parë shumë gjëra të dyshimta që i kërcënonin jetën.

Më pas ai ka bërë kallëzim në polici, kallëzim që u bë një nga elementët që çuan në organizimin e operacionit për kapjen e Violand Braçellarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme