Vrasja e gjeneralit në Moskë, Kievi merr përgjegjësinë për ngjarjen

“Ishte një objektiv legjitim”, thonë ukrainasit që akuzojnë Igor Kirillov se ka urdhëruar përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër forcave ukrainase në luftë.

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ishte ai që vrau gjeneral-lejtnantin rus dhe komandantin e forcave të mbrojtjes bërthamore, Igor Kirillov në një operacion special që ata kryen në Moskë të martën, tha një burim i shërbimit ukrainas për Reuters.

 Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim, por burimi tha se Kievi e konsideron Kirillov një kriminel lufte dhe një “shënjestër absolutisht legjitim”, duke e akuzuar atë për urdhërimin e përdorimit të armëve kimike të ndaluara kundër forcave ukrainase në luftë.

Kirillov u vra nga  një bombë e fshehur në një skuter elektrik në Moskë , siç njoftoi Komiteti Hetimor Rus.

 

 

Gjenerallejtënant Igor Kirillov , i cili drejtoi Forcat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, vdiq jashtë një pallati në Ryazansky Prospect, rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit. “Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë ,” tha Komiteti Hetimor.

Fotot e postuara në kanalet ruse të Telegramit tregojnë hyrjen e një ndërtese të dëmtuar rëndë dhe dy trupa të shtrirë në dëborë. Imazhet e Reuters nga vendi i shpërthimit tregojnë një kordon policie. Autoritetet ruse po kryejnë një hetim penal. Trupat ruse të mbrojtjes bërthamore, kimike dhe biologjike, të njohura si RKhBZ , janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.

Të hënën, prokurorët ukrainas ngritën akuza në mungesë kundër Kirillov, i cili ka qenë në këtë post që nga prilli 2017, për përdorimin e dyshuar të armëve kimike të ndaluara në Ukrainë, njoftoi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, sipas gazetës ukrainase në internet Kyiv Independent. Rusia i mohon këto akuza.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në tetor, Britania vendosi sanksione ndaj Kirillovit dhe forcës së mbrojtjes bërthamore për përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave dhe për raporte të shumta të përdorimit të kloropikrinës toksike asfiksuese në fushën e betejës. Rusia ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e një sërë vrasjesh të synuara në tokën e saj që nga shkurti i vitit 2022 kur filloi lufta e Moskës kundër Ukrainës.

Më të spikaturat nga këto vrasje përfshijnë vrasjen me bombë në makinë në vitin 2022 të Daria Dugina , vajzës së ideologut nacionalist rus Alexander Dugin , vrasja e blogerit pro-luftës Vladlen Tatarsky me një bombë në një kafene në 2023 dhe të shtënat, vitin e kaluar. Kapiteni rus i nëndetëses akuzohet nga Kievi për krime lufte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme