Vrasja e gjyqtares, rrëfen shoqja: Nga burgu i tha: Veç mos dalsha…

Pas vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi, nga ish-burri, mikesha e saj e cila kërkon të qëndrojë në anonimat rrëfen kalvarin e vuajtjeve të 39-vjeçares.
Ajo thotë se Hafizi frikësohej se nga momenti në momenti do të vritej nga ish-burri. E përballë një shteti që nuk arriti ta mbronte, Fildesi kërkonte të largohej nga Shqipëria për t’i shpëtuar vdekjes, por dje në mesditë nuk ia doli.

Rrëfimi i plotë i mikeshës së Fildesit dhënë ekskluzivisht për Shkodra.News:

Si e njihje Fildes Hafizin? E ndjeje frikën e saj?

Jam e tronditur. Jemi, ishim mikesha prej vitesh…Rrinim shpesh bashkë edhe mes kolegësh. Po. Desi ne cdo moment ndihej e frikesuar. Gjithe kohes ka luftuar e ka shkuar ne cdo dere kolegesh dhe jo vetem per te kerkuar ndihme. Thoshte papushim qe po doli (nga burgu) do me vrasi. Do perfundoje cfare la pergjysem. Donte te ikte jashte por s’po gjente mundesine.

Prandaj i kerkoi dhe ndihme ambasdorit Lu.

Sepse ajo kishte femijet e mitur dhe s’mund te largohej me ta pa miratimin e te atit. Po kur ishte ne shtepi qe jetonte me te, Desi thoshte qe sa degjonim qe hynte ne shtepi, shkonim te tre. D.m.th ajo dhe dy femijet futeshin e mbylleshin ne dhome qe ai mos te kishte asgje per te thene”.

Përse nuk u largua nga vendi?

Sepse ajo kishte femijet e mitur dhe s’mund te largohej me ta pa miratimin e te atit. E dhunonte psikologjikisht pafund, por edhe fizikisht.

Po fëmijët i dhunonte?

Me djalin ka pasur gjithmone problem, pasi e tallte gjithe kohes.

A pinte alkool autori?

Jo, nuk pinte. Ishte i tille. Shume xheloz e posesiv. I semure psiqik.

Pse thua djalin e tallte?

Djalin po, dhe shpesh dhe e rrihte. Jane dy femije te mrekullueshem. Djali me te tera dhjeta. Femije i mrekullueshem. E tallte mbase dhe per natyren e tij te bute. Dhe qe ishte shume i lidhur me te emen. I semure psiqik.

Po kolegët pse nuk ia dolën ta shpëtonin?

Ka luftuar shumë e ka ndjerë gjithë kohën. Për ngjarjen e 2015-ës në Golem, e kanë trajtuar si armëmbajtje pa leje e ja hoqën edhe atë akuzë dhe e cilësuan si dhunë e rëndomtë në familje. Ajo në fakt ka qenë tentativë vrasje e mirëfilltë.

Si ka mundësi të ketë ish-burri më shumë pushtet se një gjyqtare?

Ai ka pasur lekë shumë. Ai është marrë me biznese. Kjo ishte nënë e mrekullueshme. Punonte 18 orë në ditë që të mbijetotne më fëmijët. Shpi me qera, me prindër të moshuar. Punonte aq sa smund të mbajë më takati. Donte e shkreta që të fitonte ndonjë azil politik. Se fëmijët e mitur e ky kuptohet s’bëhet fjalë t’i jepte leje që fëmijët të largohen nga Shqipëria. Edhe nga burgu e ka kërcënuar duke i thënë: “Vetëm në mos dalsha”.

Ai pretendon se fëmijët nuk janë lejuar nga e ëma ta takojnë në burg…

Jo. Është sajesë. Si mund të duan fëmijët një baba që ka dashur të vrasë nënën, e ka qenë i dhunshëm, kanë pasur terror kur kanë jetuar me të. Ai në çdo moment ka qenë i përgaitur për të mbaruar atë që nisi.

Ka patur ndonjë episod tjetër dhune që Desi j’ua ka rrëfyer?

Para se të ndodhte ngjarja në Golem… Atëherë Desi ka qenë në shkollë. Kurse ai me fëmijët në Pogradec me pushime. Duke qenë se ai nuk ishte këtu, Desi përfitoi dhe shkoi ta denoncojë në rajon, ka qenë fundi i vitit 2014. Ajo bashkë me tre magjistratë dhe 2 prokurorë (jo të veshur, por në shkollë). Shkuan të bënin denoncimin dhe s’ia kanë marrë.

Për cilin motiv thua ‘nuk ja kanë mbajtur denoncimin’?

Sepse është një laps më shumë për t’u shënuar, e që ata nuk e zgjidhin. Desi na thoshte: “Më rrini larg, se po na pa do na krehi të gjithëve me breshëri. Madje kur ajo u vra ne shoqëria e saj morëm telefonata nëse jemi mirë me shëndet. /shkodranews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme