Vrasja e Grei Bihucit/ Gjykata dënon me 12 vite burg autorin Florian Muka, nga 25 që kërkoi Prokuroria

Ka përfunduar gjyqi për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, ndodhur më 11 mars 2024 në Fier. Gjykata dënoi autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi prokuroria, pasi ai pranoi krimin dhe kërkoi falje. I mituri Klajdi Muka, i pranishëm në ngjarje por jo i përfshirë drejtpërdrejt, u dënua me 1 vit burg për moskallëzim krimi, dënim që e ka kryer dhe u la i lirë. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.


Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të  juridiksionit Fier  seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë  Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.

Pasi u lexuan  faktet në dosje dhe dëshmitë e dhëna në prokurori, Petrit Vukaj  ka kërkuar shpalljen fajtor  të të akuzuarëve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin KM (kushëriri  i Florianit) 12 vjet burg.

Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kuhstet e vetëmbrojtjes. Ndërsa i mituri Klajdi Muka 16 vjeç, vëllai i autorit të ngjarjes,  ka pohuar se ai ka qënë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja , por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.

Akuza ishte vrasje me paramendim  e kryer ne bashkëpunim sipas nenit 78/1, për Florian Muken u kërkua 25 vjet  burg , por meqënëse e ka pranuar vrasjen , ka kërkuar falje u dënua me 12 vjet burg në bazë të nenit 76, dhe per te miturin 12 vjet por për moskallëzim krimi u dënua me 1 vit burg gjë që e ka kryer në paraburgim dhe është lënë  i lirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme