Vrasja e Ivanoviqit është e filmuar, prokurorët po i presin ekzaminimet

24 orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, autoritetet kosovare ende nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit serb të Kosovës.
Hetuesit kosovarë kanë marrë për ekzaminim xhirimet e kamerave të sigurisë që ndodhën në rrugën në të cilën ndodhet selia e partisë së politikanit serb të vrarë në Veri të Mitrovicës, pranë të cilës ndodhi atentati.

Dy prej kamerave, ndodheshin pikërisht në objektin në fjalë, drejt të cilit ishte nisur ish-zyrtari i Qeverisë së Kosovës, në kohën kur u qëllua me gjashtë plumba në gjoks nga një pistoletë e tipit “Zastava”, nga një person ende i paidentifikuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqeri Syla, që bashkë me një koleg të tij serb po hetojnë bashkë vrasjen e Oliver Ivanovqit, ka treguar se është ende në pritje të ekzaminimeve të incizimeve të marrë nga këto kamera.

“Nuk kemi raporte ende të ekzaminimeve të tyre”, i ka thënë Syla të mërkurën Gazetës Express.

“Janë marrë disa kamera, në atë rrugë çka ka pasur kamera”, ka thënë ai.

I njëjti ka konfirmuar se përveç kamerave, në ekzaminim është edhe një veturë e tipit “Opel Astra” që u gjet gjysmë e djegur, pak kilometra larg vendit ku u krye krimi.

“Janë duke u kryer ekspertizat e kamerave dhe veturës”, tha kryeprokurori i Mitrovicës.

Megjithatë, vrasësi që dyshohet se qëlloi ish-deputetin Ivanoviq, e më pas me veturën “Astra” u largua nga vendi i ngjarjes, nuk është identifikuar nga autoritetet kosovare.

Hetuesia dhe Prokuroria ende nuk kanë ndonjë të dyshuar rreth këtij rasti, 24 orë pas.
“Jo. Ende nuk ka ndonjë të dyshuar”, ka konfirmuar Shyqeri Syla për Gazetën Express.

Oliver Ivanoviq është figura më e lartë politike e vrarë në Kosovë, në 15 vitet e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Ivanoviq së fundi ka qenë duke u përballur me aktakuzën për krime lufte, ndonëse ishte i dënuar nga Themelorja për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Veriu, por rasti ishte kthyer në rigjykim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme