Vrasja e Ivanoviqit po hetohet nga Prokuroria Speciale

Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq tashmë ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqiri Syla ka konfirmuar për lajmi.net se tashmë prokurorët specialë do të merren me këtë rast.

Ai ka thënë se kjo është bërë pikërisht me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Po, ne kemi kërkuar që ky rast të trajtohet nga Prokuroria Speciale”, ka thënë shkurt Syla.

Në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ditë më parë ishin arrestuar dy policë, por që të njëjtit më vonë ishin liruar.

Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar në afërsi të zyrave të partisë që drejtonte.

Ivanoviq ishte një politikan shumë i kritikuar nga Vuçiqi, dhe kishte probleme me Listën Serbe sidomos në zgjedhjet lokale që u mbajtën vitin e kaluar.

Pak kohë para se të vritej, Ivanoviqit i ishte djegur edhe vetura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme