Vrasja e Jan Prengës, zbardhet dëshmia e Dritan Rexhepit në GJKKO: E mora vesh nga familjarët që akuzohesha për rrëmbimin e një personi

I ekstraduar pak kohë më parë nga Turqia, ku u arrestua në Stamboll, Dritan Rexhepi ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në lidhje me akuzat për porositjen e rrëmbimit të Jan Prengës, ngjarje e rëndë që ndodhi më 17 janar 2020 në Kamzë.


Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Rexhepi ka mohuar çdo përfshirje në këtë krim të rëndë, si dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë njohje me Gentian Funiqin, një nga emrat e përmendur në dosjen hetimore.

“Unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor në burgun e Ekuadorit”, u shpreh Rexhepi, duke përjashtuar çdo kontakt apo bashkëpunim me Funiqin.

Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës, trupi i tij i pajetë u transportua me një Range Rover në resortin e Altin Hajrit në Shijak, dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë.

Dëshmia e Dritan Rexhepit në GJKKO:

Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador, kam qenë i dënuar 13 vite për trafik droge. Ju do me pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj qe vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Docaj ( Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen e kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjellë avokatja dokumentet nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor.

Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës. E mora vesh nga mediat në Shqipëri. Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka që kishte ndodhur në Shqipëri.

Nga familjarët mora vesh që akuzohesha për një rrëmbim të një personi që ishte zhdukur. Tentova të merrja informacion në prokurori përmes një familjarit tim, nuk mora dot. Ndërmjet këtij familjari u mundova dhe më thanë që ka disa përgjime mes një personi që ka thënë jam Gramozi nga Vlora dhe familjarëve të viktimës. Këto përgjime telefonike nuk kanë dalë kurrë. Pse nuk i nxirrni, kur thuhet që ka përgjime mes meje dhe familjarëve të viktimës.

Ju keni hipur në trenin e gabuar dhe kërkoni te shkoni atje ku doni ju. Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës këtu dhe ka thënë këto fjalë. Doni të bëni përballje mes meje dhe tij, nuk kam kundërshtime. Apo ta bëjmë me foto? E bëjmë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjegjësi ca bëj unë, jo çfarë thonë të tjerët. Nuk keni bërë asnjë lloj procedure. Pse nuk keni bërë? Nuk kam të drejta unë në këtë shtet? Më thanë për Jan Prengën, familjarët e mi, burri motrës time Dorjan Velaj. Ai takoi një gazetar te prokuroria dhe unë fola me gazetarin përmes kunatit tim. Përmes avokatit tim me vinin gazetat e fotokopjuara.

Ndërkohë që kunati im shkoi te Prokuroria e Tiranës për këtë çështje, takoj një gazetar dhe i tha dy gjëra. O zoti gazetar i thashë “nuk jam unë personi që po flitet”. Fola me Artan Hoxhën. I dhashë disa foto dhe ai i publikoi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme