Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti një delegacion të Policisë greke. Gjatë takimit përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë shtetasi Konstandin Kaçifa.
Ardhja e delegacionit të policisë greke në lidhje me vrasjen e Konstandin Kaçifës ishte paralajmëruar edhe më herët. Pritet që në hetim të marrin pjesë edhe autoritetet greke. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive në të ardhmen.