Vrasja e Kim Jong-nam: E dyshuara u pagua 90 dollarë për aktin

Një grua indoneziane e arrestuar si e dyshuar për vrasjen e vëllait të liderit të Koresë së Veriut, tha se asaj i janë dhënë 90 dollarë për ta realizuar një shaka.

Zyrtarët e ambasadës indoneziane e takuan të shtunën Siti Aisyah në kryeqytetin  e Malajzisë.

Ajo tha se i janë dhënë paratë për ta njollosur në fytyrë Kim Jong-nam me një vaj të fëmijëve si pjesë e një shakaje të “reality show”

Mirëpo provat dëshmojnë se Kim u vra me një lëndë toksike shumë të rëndë.

Kjo lëndë është klasifikuar si një armë e shkatërrimit në masë nga ana e Kombeve të Bashkuara./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme