Vrasja e kosovarit, kamerat filmuan 49-vjeçarin duke blerë benzinë

Policia ka verifikuar një nga personat kryesorë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 maj në Fushë Krujë ku u gjet i djegur në makinë një person i dyshuar si Xhafer Osmani, 61 vjeç, nga Kosova.

Pas ngjarjes, hetuesit sekuestruan kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës, ku ra në sy një person që mbushte një shishe me benzinë në një pikë karburanti pranë vendit të ngjarjes.

Policia identifikoi këtë shtetas me iniciale B.Sh, 49 vjeç, banues në Thumanë të cilit iu bë kontroll në banesë një ditë pas gjejes së kufomës në makinën e djegur në Derven. Sipas policisë, 49-vjeçari u arrestua pasi në banesën e tij u gjet një pushkë model 56, dy krehëra dhe 300 fishekë.

Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe shishen me benzinë që ky person kishte blerë tek karburanti pranë vendit ku u gjet viktima i djegur në makinë. Hetuesit thanë se shishja ishte e mbushur me lëndë djegëse e cila nuk ishte përdorur, ndërsa 49-vjeçari ka treguar se i duhej për motorin.

Për këtë arësye, shtetasi me iniciale B.Sh është arrestuar vetëm për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake ndërsa nuk është ngritur ndonjë akuzë ndaj tij në lidhje me vrasjen e personit që dyshohet se është 61-vjeçari Xhaferr Osmani nga Kosova.

Analiza e ADN-së nuk ka përfunduar ende për të konfirmuar identitetin e personit të vrarë, ndërsa policia po heton në disa pista që lidhen me aktivitetin e viktimës në biznes por edhe probleme të jetës private pas disa bisedave të gjetura në rrjetet sociale të 61-vjeçarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme