Vrasja e Kudret Saliajt, Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim çështjen në Apel

Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Apel çështjen për Mexhit Picarin dhe të bijën Dhurata Saliajt në lidhje me vrasjen e Kudret Saliajt në vitin 2021.

Mexhit Picari u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa e bija, Dhurata Saliaj, u dënua me 4 vite e 6 muaj burgim.

Dhurata Saliaj ishte në proces divorci me Kudret Saliajn, ndërsa çifti kishte konflikte për kujdestarinë e fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor 2021 në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës gjyqësore.

I plagosur mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

The post Vrasja e Kudret Saliajt, Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim çështjen në Apel appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme